Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETNgrënia në këmbë apo ulur, si ndikon në tretje

Ngrënia në këmbë apo ulur, si ndikon në tretje

Me stilin kaotik të jetesës në ditët e sotme, ka shumë njerëz që kur vjen puna tek e ngrëna, ushqehen duke qëndruar në këmbë ose shtrirë.

Njeriu mund të ushqehet duke ndenjur i ulur, shtrirë ose në këmbë.

Të tria këto mënyra ofrojnë sfida të veçanta për organizmin, sidomos për tretjen.

Ushqyerja duke qëndruar shtrirë
Siç e thamë edhe më lart, ushqyerja duke ndenjur shtrirë në divan apo krevat ka qenë pozicioni i preferuar i shumë aristokratëve në lashtësi.

Ajo mund të jetë shenjë përtacie apo shenjë pushteti, megjithatë ekspertët thonë se qëndrimi shtrirë në anën e majtë, ul presionin në pjesën e majtë të stomakut.

Një gjë e tillë e bën ushqyerjen më të rehatshme, sidomos në vakte të rënda e të yndyrshme.

Për më tepër, ka pretendime se organizmi i njeriut i përthith karbohidratet në një ritëm më të ngadaltë kur trupi qëndron shtrirë.

Përthithja e ngadaltë e karbohidrateve konsiderohet e shëndetshme sepse shmang rritjen e niveleve të emetuara të insulinës.

Nga ana tjetër, ushqyerja duke ndenjur shtrirë, rrit rrezikun e disa çrregullimeve të refluksit nga stomaku nëpërmjet ezofagut.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit nuk duhet të shtrihen të paktën për dy orë pas ngrënies.

Sipas kësaj këshille, ushqyerja duke ndenjur shtrirë është përgjithësisht e dëmshme.

Ulur apo në këmbë?
Ushqyerja duke ndenjur ulur duket të jetë pozicioni më i mirë për të ngrënë.

Falë ndenjes ulur, njeriu përqendrohet më shumë tek ushqimi dhe mund të përtypet më ngadalë duke rritur ndjesinë e ngopjes dhe zbutjes së oreksit të tepërt.

Sa i përket ushqyerjes duke ndenjur në këmbë, deri më tani nuk ka studime që nxjerrin në pah ndikimin shumë negativ te tretja.

Një prej përfitimeve më kryesore të këtij pozicioni është djegia e kalorive.

Duke ndenjur në këmbë, njeriu mund të djegë 50 kalori në orë më shumë se po të qëndronte ulur.

Për ta përmbyllur, pozicioni i ushqyerjes është më pak i rëndësishëm se përtypja apo vëmendja ndaj ushqimit gjatë vakteve.

Pra në këmbë ose ulur kujdesuni që ushqimin ta përtypni sa më ngadalë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME