Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIFillon prodhimi i monedhës së parë me imazhin e mbretit Charles

Fillon prodhimi i monedhës së parë me imazhin e mbretit Charles

Ndryshimi nw Britani ka filluar. Monedhat e para që mbajnë imazhin e mbretit Charles III tani janë duke u prerë në mënyrë që të hidhen në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor.

Monedhat 50 penash me një imazh të Charles të krijuar nga skulptori britanik Martin Jennings po prodhohen në Uells në The Royal Mint, e cila ka prodhuar monedha me monarkë britanikë mbi to për 1100 vjet që datojnë nga Alfredi i Madh.

Skulptori Martin Jennings, i cili krijoi portretin e Mbretit, tha se të dëshmosh prodhimin e monedhës ishte një “përvojë mjaft e jashtëzakonshme”.
mbretit Charles

Ai tha se u deshën muaj punë të mundimshme për të bërë imazhin e duhur. Ai përdori fotografitë e mbretit Charles në ditëlindjen e tij të 70-të për të krijuar një shëmbëlltyrë të monarkut, në atë që është vepra më e vogël që i është dashur të prodhojë ndonjëherë.

“Duhet të jetë një portret i saktë, por edhe që thotë diçka për vlerat e qëndrueshme të institucionit që ai përfaqëson,” tha Jennings.

Ana e pasme e medaljes është një kopje e modelit të përdorur në Kurorën e vitit 1953, për të përkujtuar kurorëzimin e Mbretëreshës.

Përfundimisht, do të prodhohen 9.6 milionë monedha 50p të dizajnit më të fundit. Do të prodhohen prerje të tjera, me imazhin e Mbretit, në përputhje me kërkesën. Ato do të qarkullojnë me monedhat që shfaqin mbretëreshën e ndjerë, që do të pranohen ende në dyqane.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME