Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETTë njohim kolesterolin

Të njohim kolesterolin

Ne mund ta lidhim kolesterolin me ushqime të yndyrshme, por pjesa më e madhe e tij prodhohet nga vetë trupi ynë. 75% e tij prodhohet nga mëlçia, ndërsa 25% merret nga ushqimet.

Simptomat e Kolesterolit të Lartë

Kolesteroli i lartë nuk ka asnjë simptomë, por shkakton dëmtime brenda trupit. Me kalimin e kohës, mund të çojë në një grumbullim të pllakave brenda arterieve të gjakut duke shkaktuar aterosklerozën, gjë që mund të sjellë sëmundje të zemrës. Lajmi i mirë është se kolesteroli i lartë zbulohet thjeshtë dhe ka shumë mënyra për ta ulur.

Testimi i kolesterolit

Personat mbi 20 vjeç duhet të kontrollojnë nivelet e kolesterolit të paktën një herë në 4-6 vjet. Kjo bëhet me një analizë të thjeshtë gjaku të njohur si lipidograma e cila mat nivelin e kolesterolit të keq dhe të mirë si dhe trigliceridet.

Kolesteroli ‘i keq’

Pjesa më e madhe e kolesterolit në gjak bartet nga proteinat e quajtura lipoproteina me densitet të ulët ose LDL. Ky është i njohur si kolesterol i keq, sepse kombinohet me substanca të tjera duke bllokuar arteriet.

Kolesteroli ‘i mirë’

Afërsisht 1/3-ta e kolesterolit në gjak bartet nga lipoproteinat me dendësi të lartë ose HDL. Ky quhet kolesterol i mirë, sepse ndihmon në heqjen e kolesterolit të keq, duke mos lejuar që ai të mblidhet brenda arterieve.

Trigliceridet

Trupi shndërron kaloritë e tepërta, sheqerin dhe alkoolin në trigliceride, një lloj yndyre që bartet në gjak dhe ruhet në qelizat dhjamore në të gjithë trupin. Një rezultat i triglicerideve prej 150 ose më i lartë ju vë në rrezik për sindromën metabolike, e cila është e lidhur me sëmundjen e zemrës dhe diabetin. t

Kolesteroli total

Kolesteroli total mat kombinimin e LDL, HDL dhe VLDL (lipoproteina me densitet shumë të ulët) në qarkullimin tuaj të gjakut.

Çfarë e rrit rrezikun për ju?

  • Një dietë e pasur me yndyra të ngopura dhe kolesterol
  • Histori familjare të kolesterolit të lartë Të qenit mbipeshë ose obez

Moshimi – Gjinia

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME