Fier – Shpërthen bombula e gazit në një banesë në katin e dytë të nje pallati në lagjen “29 Nentori”. Në banesë ndodheshin një cift të moshuarish.
Pronari i shtepisë ka tentuar të largoj bombulën që ishte në aneksin e shtëpisë dhe ka pësuar dëmtime të lehta në duar. Fatmirësishtë nuk ka pas viktima as të plagosur.
Policia
Sot rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori” në banesën e shtetasit Y. M. ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.
Shtetasi Y. M ka marë dëmtime të lehta në duar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.