Oqeani Paqësor do të formojë kontinentin e ardhshëm në tokë me emrin ‘Amazia’.
Hulumtimi i ri i Universitetit Curtin ka zbuluar se superkontinenti i ardhshëm i botës, Amazia, do të formohet teksa Oqeani Paqësor mbyllet drejt vetvetes
Studiuesit përdorën një superkompjuter për të simuluar mënyrën se si formohen superkontinentet dhe zbuluan se korja oqeanike e oqeaneve “të rinj”, siç janë oqeanet Atlantik apo ai Indian, ka më pak gjasa të zhytet në mantelin e Tokës nëse krahasohet me atë më të oqeaneve më të vjetër si Paqësori.
Autori kryesor Dr. Chuan Huang, nga Shkolla e Tokës dhe Shkencave Planetare, tha se gjetjet e reja ishin domethënëse dhe dhanë njohuri mbi atë që do të ndodhte me Tokën në 200 milionë vitet e ardhshme.
“Gjatë 2 miliard viteve të fundit, kontinentet e Tokës janë përplasur së bashku për të formuar një superkontinent çdo 200 deri në 600 milion vjet, i njohur si cikli i superkontinentit. Kjo do të thotë se kontinentet aktuale do të bashkohen përsëri pas disa qindra miliona vitesh,” tha Dr. Huang.
“Superkontinenti i ri është quajtur Amazia sepse disa besojnë se Oqeani Paqësor do të mbyllet (në krahasim me oqeanin Atlantik dhe Indian) kur Amerika të përplaset me Azinë. Australia gjithashtu pritet të luajë një rol në këtë ngjarje të rëndësishme të Tokës, së pari duke u përplasur me Azinë dhe më pas duke lidhur Amerikën dhe Azinë sapo të mbyllet Oqeani Paqësor”.
Duke simuluar sesi pllakat tektonike të Tokës pritet të evoluojnë duke përdorur një superkompjuter, ne ishim në gjendje të tregonim se në më pak se 300 milionë vjet, ka të ngjarë të jetë Oqeani Paqësor ai që do të mbyllet, duke lejuar formimin e Amazisës, thuhet në raport.
Në vitin 1982, gjeologu amerikan Christopher Scotese ishte një nga shkencëtarët e parë që spekuloi rreth një superkontinenti të ardhshëm dhe e quajti atë Pangea Proxima – një kontinent shumë i ngjashëm me masën e vetme tokësore të Pangeas siç ekzistonte 200 milionë vjet më parë.
Ndërsa në fund të viteve 1990, gjeofizikani britanik Roy Livermore propozoi një konfigurim që ai e quajti Novopangae. Këtu të gjitha kontinentet bashkohen për të formuar një masë të madhe tokësore që shtrihet nga poli në pol.
Në vitin 2016, studiuesit amerikanë propozuan superkontinentin e ardhshëm të Aurica.
Aurica është afërsisht e ngjashme me hipotezën Novopangaea, por në këtë model, kontinentet do të formojnë një masë tokësore të grumbulluar rreth ekuatorit.
Oqeani Paqësor është ajo që ka mbetur nga superoqeani Panthalassa që filloi të formohej 700 milionë vjet më parë kur superkontinenti i mëparshëm nisi të shpërbëhej.
Është oqeani më i vjetër që kemi në Tokë dhe filloi të tkurret nga madhësia e tij maksimale që nga koha e dinosaurëve.
Aktualisht ai po zvogëlohet në madhësi me disa centimetra në vit dhe dimensioni i tij aktual prej rreth 10 mijë kilometrash parashikohet të marrë 200 deri në 300 milionë vjet për t’u mbyllur plotësisht.
“Aktualisht, Toka përbëhet nga shtatë kontinente me ekosisteme dhe kultura njerëzore shumë të ndryshme, kështu që do të ishte magjepsëse të mendosh se si mund të duket bota pas 200 deri në 300 milion vjet.”