Një makinë ka marrë flakë gjatë lëvizjes në bypass-in “Fier-Vlorë”.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se flaka ka ardhur si pasojë e një defekti në automjetin tip kamionçin.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, në bypass_in “Fier-Vlorë”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamioncin, me drejtues shtetasin J. K., banues në Durrës.