Arben Mërkuri mësohet se është 48-vjeçari i cili u vra këtë mbrëmje me armë zjarri në Sukth.
Sipas raportimeve Mërkuri është qëlluar me dy plumba ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.
Ai është një person me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Shkak i ngjarjes dyshohet se është bërë prishjet e pazareve të drogës.
Megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia teksa vijojnë hetimet.Syri