Në çdo frymëmarrje, 99% e popullsisë së botës po thith ajër të ndotur. Statistikat i ka nxjerrë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ç’përmban ky ajër i ndotur?
Metale toksike
Smogun e karburantit
Nitrate
Sulfate
Baltë
Pluhur rruge
Rërë deti
Ajri i ndotur vret rreth 7 milionë njerëz çdo vit. Shumica e këtyre njerëzve jetojnë në vende me të ardhura të ulëta, deri në mesatare. Ndaj duhet vepruar tani!