Dy yjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, kanë pozuar së bashku duke “çmendur” fansat e tyre.
Dyshja shihen duke luajtur shah për markën e njohur “Louis Vuitton”. “Fitorja është një gjendje shpirtërore”, kanë shkruar futbollistët krahas fotos së përbashkët.
Fansat e kanë konsideruar si moment historik bashkimin e dy rivalëve në fushë.
“Fotoja më e bukur në histori”, “Historike”, “Dy legjendat”, “Fotoja e shekullit”, “Ikonike”, janë vetëm disa nga komentet e tyre.