Friday, November 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKreu i ri i SPAK-ut/ Yuri Kim: Procesi të jetë pa manipulime

Kreu i ri i SPAK-ut/ Yuri Kim: Procesi të jetë pa manipulime

Këshili i Lartë i Prokurorisë miratoi listën për kandidatët: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, ku njëri prej tyre do të jetë edhe kreu i ri i SPAK-ut. Ndaj dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim kërkon që gara të jetë transparente.

Ambasadorja shkruan në Twitter, se procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi.

“Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë, i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë Reformën në Drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK, si reforma në drejtësi, duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, ka shkruar ambasadorja Kim në Twitter.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME