Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTFranca dhuronë spektakël me Australinë, fiton 4 me 1 (vidio)

Franca dhuronë spektakël me Australinë, fiton 4 me 1 (vidio)

Franca e nis Kupën e Botës me një poker spektakolar. Në ndeshjen e parë të Grupit D, kampionët në fuqi të botës mundën Australinë 4-1 me permbysje. Të besuarit e Didier Deschamps bënë kështu një fillim të shkëlqyer në Katar, me hapin e parë drejt thyerjes së mallkimit. Në stadiumin Al Janoub, goli i Goodëin (9′) befasoi Blues, më pas reaguan Gjelat, që rritën ritmin e bënë diferencën. Në pjesën e parë Rabiot (27′) dhe Giroud (32′) përmbysën rezultatin, më pas në të dytën Mbappé (68′) dhe sërish sulmuesi i Milanit (71′) lanë hesapet.

Këtë herë zbatohet ligji i më të fortit. Franca arrin të shpërndajë retë që kanë shoqëruar kampionët në fuqi të tre Botërorëve të fundit, të gjithë të eliminuar në fazën e grupeve. Në fund të fundit, kjo ndodh kur tensioni është aq i fortë sa e ndrydh talentin dhe i bën pengesat të duken më të mëdha se janë. Kështu shkoi dhe, në njëzet e pesë minutat e para, kombëtarja e Deschamps shkoi madje në disavantazh. E gjitha pas vetëm nëntë minutash të ndeshjes, që ndezi mërinë e francezëve. Rabiot udhëhoqi rikthimin, duke shënuar golin e barazimit dhe duke asistuar Giroud për të përmbysur rezultatin.

Në fund do të jetë një dygolësh për lojtarin e Milanit. Giroud arrin kështu Henrin në renditjen e të gjitha kohërave të golashënuesve të kombëtares (51). Australia nga ana tjetër kishte kufizime të dukshme, u mbyll prapa me shpresën për të bllokuar Les Bleus. Por pasi morali i saj dështoi, nuk mundi të ofronte dot një kundërshtim të denjë për kundërshtarin përballë. Në fund një 4-1 që e vendos Francën në krye të grupit dhe gati të sigurojë kualifikimin me një fitore në ndeshjen e dytë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME