Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTDrama në Argjentinë: 22 vjeçari Balanta humb jetën në stërvitje

Drama në Argjentinë: 22 vjeçari Balanta humb jetën në stërvitje

Në Argjentinë presin me ankth përballjen vendimtare me Poloninë, por ndërkohë vendi është tronditur nga një lajm i rëndë. Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, në moshën 22 vjecare Andres Balanta. Futbollisti kolumbian, ka ndërruar jetë gjatë një stërvitje me ekipin e tij.

Mbrojtësi qendror, konsiderohej nga të gjithë një talent i prespektivës e vitin e kaluar fitoi titullin me Deportivo Cali. Aktualisht Balanta ishte i huazuar te argjentinasit e Atletico Tucuman. Mbrojtësi u shemb përtokë pa ndjenja, ndërsa po kryente stërvitjen e zakonshme me skuadrën, në qendrën stërvitore.

Në pritje të njoftimit zyrtar, me shumë mundësi Balanta ka pësuar një infarkt, ndërsa u nda nga jeta pak më vonë në spital. “Atletico Tucuman është i trishtuar të konfirmojë vdekjen e futbollistit kolumbian Andres Balanta. Përqafojmë e shoqërojmë me respekt të thellë familjen e miqtë e tu në këtë moment”, shkruhet në një postim të klubit argjentinas.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME