Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Degët e vdekura”/ Studentët vendosin lule para ministrisë së Arsimit

“Degët e vdekura”/ Studentët vendosin lule para ministrisë së Arsimit

Qëndresa Qytetare organizoi sot një protestë-homazh përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të ironizuar mbylljen e degëve të studimit në universitetet publike të vendit. Ato bëjnë përgjegjës Ministrinë e Arsimit, pasi sipas tyre problematikat e përmendura prej tyre po shpërfillen. Sipas përfaqësuesve nga Qëndresa Qytetare mbi 71% e programeve prioritare rrezikojnë që të mbyllen.

Studenti:

“Universitetet tona po braktisen! 8 studentë largohen nga auditorët çdo ditë, ose rreth 8 mijë studentë në vit. Ministria e Arsimit ka përgjegjësinë kryesore për boshatisjen e auditorëve dhe braktisjen e arsimit. Këto vendimarrje kanë penalizuar të rinjtë shqiptarë. Rënia e cilësisë ka bërë të ulen me 11% regjistrimet në 3 vitet e fundit. Çdo rrugë tjetër është minimalisht e kushtueshme për studentët shqiptarë dhe maksimalisht i ndan nga familja, duke marrë rrugën e emigrimit. Shumë degë rrezikuan të mbyllen si pasojë e mungesës së strategjisë për arsimin e lartë dhe mungesës së lidhjes mes universiteteve dhe tregut të punës.

Këmbana e alarmit tonë u injorua. Sot jemi futur në një rrugë pa kthim me vendimarrje të pa analizuara. 35 programe studimesh janë braktisur. Pse nuk del askush nga këto autoritete të tregojë rezultatin e kësaj politike apo sondazhit kombëtar?! U-Albania ka të dhënat. 71.6% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen pasi nuk plotësojnë numrin minimal prej 10 studentësh. Gjuha shqipe e Normales në Elbasan ka vetëm dy regjistrime, Korça pa histori e gjeografi. Fizika po mbyllet në Tiranë. Hoteleri-turizmi në Durrës. Sot po marrim pjesë në funeralin e dhjetëra degëve të ‘vdekura’, pas 20 vitesh me këto ritme Shqipëria do të jetë i vetmi vend në botë ku s’do të ketë nevojë për ministri Arsimi”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME