Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa pse u dhunua rëndë drejtori i OSHEE-së

Ja pse u dhunua rëndë drejtori i OSHEE-së

Drejtori i njësisë se OSHEE-së në Lezhë Edmir Përndreca është dhunuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shënkollit dhe sipas burimeve ai është gjetur në makinë me fraktura në disa pjesë të trupit dhe është marre nga ambulanca dhe dërguar në spitalin e Lezhës.

Pasi mori ndihmën e parë mjekësore aty është dërguar drejt spitalit te Traumës në Tiranë, ndërsa policia ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme e që lidhet me detyren, pasi autoret i kanë ndjekur lëvizjet e drejtorit të OSHEE dhe e kanë qëlluar me sende të forta.

Diçka e tillë vjen pas itensifikimit të kontrolleve të OSHEE për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonteve debitor.

Edmir Përndreca është emeruar drejtor i Njesisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti.

Ai ka një karriere të gjatë punes pranë si inxhinier pranë këti institucioni.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME