Friday, November 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIFunksioni i ri në Facebook Dating

Funksioni i ri në Facebook Dating

Platforma e takimeve në Facebook do të prezantojë mjetet e verifikimit të moshës për të konfirmuar se vetëm të rriturit po përdorin aplikacionin.

Kompania mëmë Meta do të përdorë teknologjinë e sigurimit të moshës nga firma britanike Yoti. Ajo do t’u kërkojë përdoruesve të ngarkojnë një dokument ID ose të përdorin teknologjinë e vlerësimit të moshës së fytyrës së Yoti , e cila analizon një selfie të marrë nga përdoruesi.

Yoti tha se përdoruesve do t’u kërkohet të verifikojnë moshën e tyre kur teknologjia të gjejë mospërputhje të mundshme në moshën që dikush ka dhënë dhe moshën e tyre të dyshuar. Sistemi fillimisht do të dalë për përdoruesit në SHBA.

Lëvizja pason futjen e një teknologjie të ngjashme në një tjetër platformë. Instagram u kërkon gjithashtu përdoruesve  të verifikojnë moshën e tyre përmes të njëjtit sistem.

“Të mundësosh që të rinjtë të jenë të sigurt në internet është me rëndësi të madhe. Pra, ne jemi të kënaqur të vazhdojmë punën tonë me Metën. Të krijojmë përvoja të përshtatshme për moshën, këtë herë në Facebook Dating”, u shpreh zyrtarja kryesore e politikave dhe rregullatore e Yoti, Julie Dawson.

Erica Finkle, drejtoresha e qeverisjes së të dhënave të Meta, tha; “Ne jemi krenarë që jemi partnerë me Yoti. Duam  t’u ofrojmë njerëzve opsione të thjeshta për t’u përdorur. Të respektojmë privatësinë e tyre.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME