Ylli i grupit fenomenal pop, Jin, është i pari anëtar i “BTS” që regjistrohet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kampi i tij ndodhet afër kufirit me Korenë e Veriut.
Duke shënuar fundin e një epoke, anëtari më i madh në moshë i BTS me emrin e vërtetë Kim Seok-jin, e filloi shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak 18-mujor të martën.
Jin, i cili mbushi 30 vjeç më 4 dhjetor, më i madhi anëtar i grupit BTS, është i pari që u regjistrua për shërbimin ushtarake. Kampi i tij ndodhet në një qytet të vogël të quajtur Yeoncheon, i cili shtrihet afër kufirit plot tension me Korenë e Veriut.
Për pesë muajt e ardhshëm Jin do të stërvitet në kamp dhe më pas do të caktohet në një njësi të ushtrisë.
Duke publikuar një foto të kokës së tij të qethur në platformën e fansave të BTS, “Ëeverse”, ai bëri shaka duke thënë se ishte “më bukur” nga sa e kishte imagjinuar dhe shkroi: “Tani është koha për perden”.
Një turmë e madhe u mblodh rreth kampit për t’i dhënë lamtumirën Jin, pavarësisht motit të ftohtë. Dy fansa mbanin pankarta ku thuhej “Kim Seok-jin fiton gjithmonë” dhe “BTS përgjithmonë”.
“Ne ju kërkojmë të mbani në zemra,fjalët tuaja të mbështetjes dhe lamtumirës që të ngrohin,” u tha fansave javën e kaluar, kompania e BTS, Big Hit Music.
Rreth 300 forca sigurie u vendosën për të forcuar sigurinë rreth bazës të martën.
Regjistrimi i BTS në ushtri ndez debatin
Grupi BTS në tetor njoftoi për një ndërprerje dhe tha se ata do të regjistroheshin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke filluar me Jin.
Në vitet e ardhshme edhe gjashtë anëtarët e tjerë do të shkojnë për të kryer shërbimin ushtarak.
Regjistrimi i grupit të famshëm në shërbimin ushtarak ka ndezur një debat mbi ligjin e vendit që ka me detyrim, regjistrimin në ushtri.
Në Korenë e Jugut, të gjithë burrave të aftë për punë u kërkohet me ligj që të shërbejnë në ushtri për 18-21 muaj.
Megjithatë, përjashtime u bëhen sportistëve të shquar, muzikantëve klasikë dhe tradicionalë, artistëve të baletit dhe kërcimtarëve të tjerë. Përjashtimet e tilla nuk janë bërë për yjet e popit korean.
Opinioni publik është i ndarë nëse këto përjashtime duhet të shtrihen për tëpërfshirë edhe yjet e popit apo përjashtimet të hiqen për të gjithë.