Uncategorized

Aksidenti/ Autoboti del nga rruga në Ballsh- Fratar, bllokohet qarkullimi

Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur ‘Qafa e Kashit’.

Dyshohet se në rrugë është derdhur vaj ulliri dhe kjo ka bërë që një autobot që transportonte naftë të dalë nga rruga.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa po heton mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit qarkullimi është ngadalësuar qarkullimi.

Automjetet janë bllokuar në trafik, pasi aksi rrugor është tepër i frekuentuar pasi lidh qytetin e Ballshit me disa fshatra të Mallakastrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button