Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËThirrja/ Meta - të rinjve: Gjermanishten mësojeni, por jo për të ikur

Thirrja/ Meta – të rinjve: Gjermanishten mësojeni, por jo për të ikur

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se të rinjtë duhet të angazhohet më shumë në politikë, në mënyrë që ta bëjnë Shqipërinë një vend të jetueshëm.

Komentet Meta i bëri gjatë një konference me studentët, ku tha se të gjithë janë në dijeni për mangësitë që ka sot në universitetet shqiptare, duke nisur nga laboratorët e deri te kërkimi shkencor.

Ai ka bërë edhe një apel për të rinjtë të cilët duan të largohen nga vendi, ku i kujtoi atyre se Atdhe dhe prindër s’kanë për të gjitur kudo ku të shkojnë nëpër botë.

“Unë e çmoj shumë këtë angazhim dhe sakrificë të tyre, që e bëjnë edhe për gjeneratat e ardhshme, që universitetet tona të gumëzhijnë sa më shumë. Në kushtet aktuale ne e dimë të gjithë se çfarë mangësish ka sot në universitete, në laboratorë, etij… e për të mos folur pastaj për kërkimin shkencor. Gjermanishten mësojeni, por jo për të ikur, për t’u larguar nga vendi, sepse çdo gjë mund të gjeni ju në mbarë botën, por atdhe, prindër, nuk keni për të gjetur.

Të bashkojmë forcat për arsimin dhe për të realizuar shumë shpejt atë ndryshim të domozdoshëm që e bën Shqipërinë vendin që u përket të rinjve. Unë pres një angazhim edhe më të madh, në respekt të fuqisë dhe të ëndrrave tuaja, të cilave nuk mund t’u vendosë askush kufij, sepse ato janë gëzimi më i madh për çdo familje shqiptare dhe për mbarë kombin.”, u shpreh Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME