Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Nuk kam besim tek SPAK edhe pse Dumanin e kërkonte ambasada

Meta: Nuk kam besim tek SPAK edhe pse Dumanin e kërkonte ambasada

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se reforma në drejtësi është kthyer në një “Ramaformë”. Përsa i përket SPAK, Meta tha se nuk ka shprehur asnjëherë besim tek ky institucion.

“Koha do të tregojë se cilat do të jenë rezultatet që do të arrihen, por në çdo rast, duke e njohur mirë reformën në drejtësi, si ish-Kryetar Parlamenti dhe si ish-President, kam vënë re që reforma u shndërrua në një Ramaformë. Edhe drejtësia e re që pritej të ishte e pavarur, edhe në respekt të konsensusit që u arrit në parlament, përmes ligjeve antikushtetuese, përmes shkeljeve të kushtetutës, përmes kontrollit të vetingut, mori formën e Ramës, pra Ramaformë” – tha Meta në një intervistë në RTSH.

“Nuk kam shprehur asnjëherë besim tek SPAK, pavarësisht se i kemi dhënë besim SPAK-ut që të provojë veten. Si president i kam çuar disa denoncime SPAK-ut, përfshirë dhe falsifikimin e firmës së Kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë apo nuk ka konkluzion për këtë çështje. Këto janë çështje të rënda.

Kur arrihet të falsifikohet firma e Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë kundër Presidentit, çfarë mund të ndodhë me qytetarin. Ishte pastaj çështja e mos hetimit të zgjedhjeve me dosjen e Dibrës, që solli si pasojë edhe atë që ndodhi në Elbasan në zgjedhjet 2021. Për të mos folur pastaj për patronazhistët, që, në vend të hetonin Edi Ramën dhe vartësit e tij që përdornin të dhënat personale për qëllime shantazhi, hetuan dy gazetarë” – tha Meta.

I pyetur nëse ka besim tek zgjedhja e Dumanit për shkak të investimit të ambasadës amerikane, Meta dha këtë përgjigje.

“Nuk e shikoj çështjen e reformës, as çështje emri, as çështje diplomatësh. E shikoj si çështje kushtetute. Si çështje integriteti dhe si çështje rezultati, mbi të gjitha. Gjithë kjo zhurmë që bëhet se po zgjidhet kreu i SPAK-ut, që ka një rol procedural, më duket sikur kërkon të krijojë iluzione përsëri, si njëherë e një kohë, që “prisni se sa të ikë ky Prokuror i Përgjithshëm, do të bëhet nami”, “prisni sa të krijohet SPAK, se do të bëhet nami”, “po prisni se sa të ndërrohet ky, do të bëhet nami”, kur ne e shikojmë që namin në këtë vend e bën vetëm Edi Rama, që po kalon nga megavjedhje në supermegavjedhje dhe nuk po shohim asnjë rezultat serioz” – tha Meta. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME