Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë nesër Tiranën.
Vizita e Dendias në Shqipëri vjen dy javë pas vizitës së ministres së Jashtme Olta Xhaçka në Athinë.
Kujtojmë se në fillim të dhjetorit, Xhaçka diskutoi me homologun e saj grek çështjen e detit.
Më 20 tetor 2020 Shqipëria dhe Greqia ranë dakort që zgjidhja e çështjes së kufijve detarë dhe përcaktimit të Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, t’i besohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës.