Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e dyfishtë në Greqi/ Dyshohet se autori më parë ka ekzekutuar...

Vrasja e dyfishtë në Greqi/ Dyshohet se autori më parë ka ekzekutuar dy shqiptarë të tjerë

Vrasja e dyfishtë në Greqi

Hetime më të detajuara janë kryer në vendin e ngjarjes ku u vranë dy shqiptarët në Greqi në Nea Smyrni. Ekipi i DIAS, ka patrulluar dhe ka kryer kontrolle në gjashtë vende të ndryshme.

Media greke “To Vilma” duke iu referuar burimeve policore, në një artikull të ditës së sotme lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja një javë më parë, mes të tjerash shkruan se ka dyshime se i njëjti vrasës të ketë ekzekutuar dhe dy shqiptarë të tjerë.

Konkretisht bëhet fjalë për Ari Papën, 32-vjeç nga fshati Dhiver i Sarandës, i ekzekutuar me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal ne “Sepolia” Athinë në maj 2021 dhe Dikenc Halilin, 39-vjeç nga Tepelena, ekzekutuar me armë zjarri në një lokal në “Agio Pavlo” Athinë në tetor 2021.

Sipas policisë të tria ekzekutimet kanë ngjashmëri.

Nga ana tjetër “To Vima” shkruan se ka dyshimet se urdhri për vrasjen e një javë më parë të jetë dhënë nga shqiptarë që ndodhen në burgjet e Greqisë jugore dhe që janë të dyshuar edhe me parë për ngjarje të tilla të ngjashme.

Konkretisht po hetohet roli i dy shtetasve shqiptarë të burgosur, njëri i përfshirë më parë në një arratisje masive dhe tjetri një person që është hetuar nga shumë sektorë të policisë, përfshirë dhe Anti-Terrorin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME