Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSherri me thika mes kushurinjëve, 4 të plagosur

Sherri me thika mes kushurinjëve, 4 të plagosur

Policia njofton për një ngjarje të rëndë të ndodhur në një familje në Kamzë. Një person me iniciale F.L. ka goditur me thikë, pas një sherri, kushëririn e tij me iniciale H.T.. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathore.

“Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit. , shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit” – thuhet në njoftim. Janë ende të paqarta arsyet e sherrit brenda familjes në Bathore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME