Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedKrishtlindje “me fat”/ 7 persona të arratisur nga një burg i Milanos

Krishtlindje “me fat”/ 7 persona të arratisur nga një burg i Milanos

7 të burgosur janë zhdukur pa lënë gjurmë nga një vend i vuajtjes së dënimit në Milano. Ata janë shdukur pasditen e Krshtlindjes nga burgu penal për të mitur “Cesare Beccaria”. Lajmin e bëri të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së burgjeve.

“Të arratisurit përfituan nga punimet që po kryhen aty. Kishte disa kohë që ishte hapur një vrimë në murin rrethues. Të dënuarit kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe kanë kapërcyer hekurat. Ndaj tyre ka nisur një operacion kërkimi nga policia. Deri tani pa sukses” – tha De Fazio.

Për shkak të mbipopullimit të burgjeve të të miturve, mosha e të dënuarve atje ishte deri në 25 vjeç. Nuk jepen identitetet e 7 personave të arratisur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME