Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTZinedine Zidane gati të marr Selçaon e Brazilit

Zinedine Zidane gati të marr Selçaon e Brazilit

Pasi fitoi gjithçka me Real Madrid, Zinedine Zidane prej të paktën një viti e gjysëm, ëndërron pankinën e një kombëtareje.

Jo një çfarëdo, por atë të Francës, që deri pak ditë më parë ishte ende kampione në fuqi e botës. Tekniku kishte kohë që priste të përfundonte Botërori për të marrë detyrën nga Didier Deschamps.

Problemi është se Les Bleus arritën deri në finale të Kupës së Botës, pavarësisht dëmtimeve të shumta madje. Kështu që federata e pa të udhës të rinovonte kontratën me teknikun aktual. Një situatë e favorshme për kë kërkon një trajner: nëse në Francë nuk ka vend, atëherë Zidane është i mirëpritur… në Brazil.

Kështu, duket vërtetë se karriera e Zinédine Zidane mund të vazhdojë në pankinën e një ekipi kombëtar. Por jo atë francez, që aq shumë Zizou e priti, por në atë të Brazilit. Sipas asaj që bën të ditur L’Equipe, në fakt, Zidane i përmbush plotësisht kriteret e vendosura nga federata e futbollit Carioca për të zëvendësuar Tite. Drejtuesit e lartë të federatës braziliane – lexohet në faqet e të përditshmes – janë të intriguar nga ideja për t’ia besuar komandën e 5 herë kampionëve francezit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME