Dy javë pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin duket se është zbardhur vrasja e Edmond Papës dhe është arrestuar një nga autorët e ngjarjes.
Autori që dyshohet se ka ekzekutuar Edmond Papën më 16 dhjetor 2022 është 30-vjeçari nga Këlcyra, Albano Velo. Ai është arrestuar nga policia ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpuntori i tij.
Velo dyshohet se bashkë me bashkëpunëtorin e tij kanë ndjekur për disa ditë Papën. Më pas ata e kanë ekzekutuar në rrugën “Fadil Bodinaku“, në Tiranë. Policia ka sekuestruar mjetin tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes. Po ashtu blutë kanë siguruar pamje filmike dhe 3 aparate celular, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të vrasjes.