Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 30 vjeçari përmetar, dyshohet se vrau Papën.

Arrestohet 30 vjeçari përmetar, dyshohet se vrau Papën.

Dy javë pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin duket se është zbardhur vrasja e Edmond Papës dhe është arrestuar një nga autorët e ngjarjes.

Autori që dyshohet se ka ekzekutuar Edmond Papën më 16 dhjetor 2022 është 30-vjeçari nga Këlcyra, Albano Velo. Ai është arrestuar nga policia ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpuntori i tij.

ALBANO VELO
ALBANO VELO

Velo dyshohet se bashkë me bashkëpunëtorin e tij kanë ndjekur për disa ditë Papën. Më pas ata e kanë ekzekutuar në rrugën “Fadil Bodinaku“, në Tiranë. Policia ka sekuestruar mjetin tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes. Po ashtu blutë kanë siguruar pamje filmike dhe 3 aparate celular, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të vrasjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME