Anëtarja e jurisë së “DWTS”, Dalina Buzi, ka folur pas finales së Dancing with the Stars ku u shpall fituese Sara Hoxha. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, Dalina u pyet për humbjen e Elhaida Danit dhe Ardit Çunit.
“Elhaida ka fituar gjithçka, perveç 50,000 eurove dhe një fotoje me kupën. Me atë disiplinë e talent që ka ajo, do ta trefishojë fitoren diku tjetër. Elhaida u fut në një garë televizive në 2023, ku media sociale ka rëndësi. Është garë e fortë. Garë e re. G arë që ndoshta duket e padrejtë, por nëse firmos të bëhesh pjesë, duhet ta marrësh në konsideratë”- shkroi ajo për këngëtaren.
Ndërsa për Ardit Çuni, producentja u shpreh:
“Secili ka kohën e tij. Ndoshta duket se Ardit nuk është vlerësuar, por unë mendoj që këto eksperienca po e përgatisin për diçka më të madhe. Më ka bërë përshtypje si pas daljes nga “BBV” e ktheu Instagram-in e tij në një “podcast”, pra vuri humbjen në funksion të tij. Ka treguar që është talent në kërcim dhe që punon fort. Më pëlqeu që erdhi edhe tek “afterparty” edhe pse i mërzitur nga humbja”.