Fier – Ne galerine e arteve “ Vilson Kilica” ne Fier eshte celur ekspozita vetjake e artistes Egla Memaj e titulluar “ Eden”
Kjo eshte ekspozita e pare personale ne qytetin e lindjes teksa ka mar pjese me punimet e saj edhe ne ekspozita te tjera ne grup brenda dhe jashte vendit.
Krijimtaria e artistes Egla Memaj percolli me kersheri per publikun artdashes fierak nje dashuri te harruar , ate per qendistarine , perkthyer mbi subiekte te harruara te trashegimise kulturore shqiptare.
Ne sfonde monohrome ajo here here ekspozon figuren qendrore te Krishtit e here simbolikat qe e rrethojne ate.
Mes emocionesh artistja Memaj pohon se nepermjet teknikave te qendisjes me dore , mbi copa te vyera , percjell elemente te perzgjedhur te trashegimise kulturore shqiptare , dhe bashke me dashurine e madhe per qendisjen , fokusohet esenca e rrugetimit te saj artistik.
E gjithe ekspozita eshte nje tribut ndaj vlerave etnografike shqiptare, thirrje per rivleresimin e asaj pasurie te shquar liturgjike por edhe nje dialog me te shkuaren , si ftese per te mos harruar.