Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetaje/ Rama mori një pajisje të FBI-së nga Charles McGonigal

Detaje/ Rama mori një pajisje të FBI-së nga Charles McGonigal

Tjetër detaj shokues del nga dosja hetimore për Charles McGonigal, që implikon këtë të fundit dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas dosjes hetimore në SHBA që Lapsi.al ka lexuar, McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së, i ka dhënë Edi Ramës një pajisje të FBI-së gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë më 9 shtator të vitit 2017.

Bëhet fjalë për pikën 21 të dosjes, që po e sjellim të përkthyer më poshtë:

“Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit. Personi A dhe personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës. I pandehuri McGonigal i ka dhënë Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së në prani të personit B.” – thuhet në dosje.

Charles Mcgonigal u arrestua dje për pastrim parash të një oligarku rus dhe një shume prej 225 mijë dollarësh pagesave të marra nga një këshilltar i cilësuar si “joformal” i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Një skandal i raportuar në mënyrë masive nga mediat më të mëdha amerikane ka ngritur dyshime të forta se Edi Rama ka paguar para të padeklaruara në favor të një ish zyrtari të lartë të FBI-së, për ta përdorur atë në favor të luftës së brendëshme politike në Shqipëri. Lapsi.al shpjegon me detaje lidhjen okulte të Ramës me Charles McGonigal në këtë Artikull. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME