Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMcGonigal rrezikon 80 vite burg/ Berisha: Aq meriton edhe Rama

McGonigal rrezikon 80 vite burg/ Berisha: Aq meriton edhe Rama

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u pyet nga mediat sot edhe për mega-skandalin e arrestimit të mikut të Edi Ramës, Charles McGonigal.

Ky i fundit rrezikon të paktën 80 vite burg, duke mbledhur të gjitha akuzat ndaj tij. 

Duke iu referuar këtij fakti, Berisha tha se edhe Edi Rama nuk meriton më pak burg se McGonigal. 

“Edi Rama duhet të pësojë fatin e Charles McGonigal. Ai ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100-vjeçare në marrëdhëniet me SHBA.

Unë nuk them se Edi Rama i dobësoi karakterin amoral një zyrtari që kishte një besim aq të lartë, sa pakkush tjetër, në vendin e tij.

Por kryeministri i një vendi partner, nuk mundej kurrë të shfrytëzonte për qëllimet e veta, as dobësinë më të vogël, sikur të kishim të bënim me një fuqi armike, dhe jo me partnerin kryesor strategjik.

Edi Rama duhet të ikë sa më parë. Është njëra anë çështja penale me të cilën do merret drejtësia në dy vendet, por ana morale është tmerrësisht e rëndë.

Ka përdorur korrupsionin. Se çfarë tregon ky rast? Ky tregon përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar kundër opozitës shqiptare, tregon se Tirana e Edi Ramës është një qendër botërore e korrupsionit të njerëzve, tregon se Edi Rama nuk njeh asnjë parim për interesa të pushtetit të tij.

Po lexoja sot se McGonigal mund të shkojë deri në 80 vite dënim. Absolutisht asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama se ai. Ka kryer akte të tmerrshme, që nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi partner. Ka përdorur segmente të policisë sekrete të Enver Hoxhës, për të realizuar një akt makabër në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Edi Rama duhet të zbërthehet. Thashë që do ketë komision hetimor parlamentar. Do ketë bashkëpunim me SHBA për t’i shkuar gjer në fund kësaj çështje,” tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME