Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET‘Bomba’ e New York Times/ Buzhala: Ky është fundi i Ramës! Bushati:...

‘Bomba’ e New York Times/ Buzhala: Ky është fundi i Ramës! Bushati: Doli edhe mashtrues, edhe budalla

Vetëm pak orë pasi Kongresi amerikan hapi zyrtarisht një hetim për skandalin e rëndë të Charles McGonigal, gazeta më autoritare në SHBA, publikoi një shkrim me akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama.

Pikërisht pak pasi kryeministri Edi Rama kishte shëtitur në tre studio televizive duke mohuar çdo gjë dhe duke luajtur rolin e zhurmuesit dhe mashtruesit, gazeta ‘New York Times’ theksonte se Edi Rama jo vetëm që është i lidhur me agjentin e lartë të FBI-së, por ka përfituar politikisht prej tij.

Shkrimi është ndoshta më i rëndi kundër Edi Ramës që prej shpërthimit të skandalit McGonigal dhe konfirmon të gjithë akuzat që i janë bërë Ramës nga media shqiptare.

“Dje në debat Rama i mohoi lidhjet e tij për të paguar McGonigal-in kundër opozitës.

Sot ‘New York Times’ mbron të njëjtin version si gazetarët që e pyetën dje. Edhe mashtrues, edhe budalla në gënjeshtër,” shkruan gazetari Andi Bushati.

Kurse për gazetarin Berat Buzhala, ky është fundi politik i Ramës.

“Ky është fundi politik i Edi Ramës, Edi Ramës që ne e njohim.

Gazeta me më së shumti renome në botë, ‘The New York Times’, ia ka kushtu një shkrim të gjatë agjentit të arrestuar të FBI’së dhe lidhjeve të tij me Ramën dhe njerëzit e Ramës,” shkruan ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME