Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHeroi/ Zjarri në banesën greke, 22 vjeçari shqiptar shpëton foshnjen nga flakët

Heroi/ Zjarri në banesën greke, 22 vjeçari shqiptar shpëton foshnjen nga flakët

Greqi – Një i ri me origjinë shqiptare i ka shpëtuar jetën një foshnje 1 vjeç e gjysmë në Lamia të Greqisë.

Dionysis Abdiais pasi ka thyer me këmbë dritaren e një banese të përfshirë nga flakët, ka hyrë në dhomën ku ndodhej foshnja dhe e ka nxjerrë jashtë.

Në banesë jetonte gjyshja 57-vjeçare me 3 nipërit e saj të mitur. I riu kishte dëgjuar thirrjet për ndihmë dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte.

Sapo ka mbërritur në vendngjarje ka parë shumë tym dhe një prej dhomave të banesës në flakë.

Jashtë ishte gjyshja me dy fëmijët më të mëdhenj dhe fqinjët që thërrisnin për ndihmë dhe ishin në panik.

22-vjeçari dëgjoi njërin prej vëllezërve i cili duke qarë tha se foshnja ishte brenda në shtëpi.

Dionisi, pa u menduar, hoqi xhaketën dhe nxitoi në dhomën e përfshirë nga flakët dhe arriti që ta nxirrte të sigurt jashtë.

“Fëmija po qante dhe me një zë që dridhej më tha se foshnja ishte në shtëpi. Menjëherë hoqa xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës. Hyra brenda dhe mora foshnjën. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe është mirë. Bëra atë që do të bënte çdo njeri nëse i rrezikohej jeta… ”, tha 22-vjeçari, me origjinë shqiptare, i lindur dhe rritur në Lamia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME