Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized“The Sun”: Trafikantët shqiptarë janë një hap para Sunak-ut

“The Sun”: Trafikantët shqiptarë janë një hap para Sunak-ut

Trafikantët shqiptarë janë “gjithmonë një hap përpara” për të kontrabanduar njerëz në Britaninë e Madhe. Këto janë fjalët e një prej ekspertëve britanike të emigracionit i cituar nga “The Sun”. Sipas tij bandat “përshtaten” dhe kanë gjetur mënyra të reja për të mposhtur zyrtarët e kufirit dhe për të fshehur emigrantët.

Deklarata vjen pak pasi kryeministri britanik Rishi Sunak u zotua të dëbojë një numër të shtuar të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. U zbulua se një e treta e 33 029 emigrantëve që kaluan Kanalin midis janarit dhe shtatorit të vitit të kaluar ishin shqiptarë. Duke folur me Piers Morgan këtë javë, Kryeministri premtoi të “rrisë” numrin e ilegalëve që po ktheheshin mbrapsht.

“Unë do të punoj me shqiptarët për të vendosur një marrëveshje të re që do të thotë për njerëzit që vijnë nga Shqipëria ilegalisht, ne do të jemi në gjendje t’i largojmë ata në Shqipëri dhe kjo tashmë po ndodh. Ne po i kthejmë në fluturime migrantët e paligjshëm nga Shqipëria dhe kjo do të rritet gjatë vitit” – tha Sunak.

Vitet e fundit qeveria britanike ka kërkuar të shënjestrojë kriminelët që kontrollojnë rrugët e kontrabandës me njerëz nga Shqipëria në Mbretërinë e bashkuar. Megjithatë eksperti i tha “The Sun” se bosët e krimit që qëndrojnë pas tregtisë nuk ka gjasa të shqetësohen nga fjalët e forta të zotit Sunak.

“Kontrabandistët janë gjithmonë përpara qeverisë. Ata do të ndryshojnë dhe do të përshtaten, por do të vazhdojnë të sjellin njerëz” – tha ai.
Ai shpjegoi se si bandat kanë trafikuar shqiptarët në Britaninë e Madhe që nga fundi i viteve ’90.

Duke identifikuar dy rrugët kryesore të përdorura nga bandat, ai shpjegoi se “shefat e bandave rekrutojnë shoferë të korruptuar kamionësh në Belgjikë dhe Francë. Më pas u japin ryshfet për të transportuar njerëz në ngarkesat e tyre në pjesën e pasme të kamionit. Kur kamioni mbërrin në Britani, të paligjshmit i lënë në parkingje. Më pas vijnë të afërmit dhe i marrin”.

Burimi tha se bandat paguhen rreth 18 000 £ për person dhe rruga e dytë përfshin përdorimin e dokumentacionit të rremë. “Bandat kanë shqiptarë në BE me aftësinë për të krijuar pasaporta false, plotësisht biometrike. Ata mund të krijojnë edhe leje drejtimi false. Bandat paguajnë nga 2 mijë deri në 3 mijë paund për pasaporta false. Pasi të keni një nga këto, thjesht fluturoni për në Londër si turist dhe jeni brenda. Është një biznes shumëmilionësh” – tha ai. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME