Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPranga për 15 vjeçarin shqiptar, akuzohet për grabitje dhe tentativë vrasje.

Pranga për 15 vjeçarin shqiptar, akuzohet për grabitje dhe tentativë vrasje.

Greqi – Një 15-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është vënë në pranga nga policia greke. Ai akuzohet për grabitje dhe tentativë vrasje.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari bashkë me 4 persona të tjerë kanë dashur t’i vjedhin celularin një adoleshenti. Megjithatë ata kanë përfunduar duke e plagosur atë.

Ngjarja ka ndodhur më 20 shkurt. Të rinjtë kanë sulmuar fillimisht verbalisht dy persona dhe një prej tyre ka arritur të largohet. Tjetrin, shqiptari dhe miqtë e tij e kanë rrethuar dhe i kanë marrë celularin. 16-vjeçari është kundërpërgjigjur, por 15-vjeçari shqiptar e ka qëlluar me thikë. I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa shqiptari e shokët e tij janë marrë në pyetje nga policia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME