Uncategorized

Aksidenti/Shqiptari ngec në makinën e deformuar

Itali – Një shqiptar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Itali, rreth orës 22.30 të mbrëmjes së kaluar. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip ‘Audi’ kur ka dalë nga rruga.

Fillimisht raportohet se shqiptari është bllokuar brenda mjetit të tij për shkak të shtypjes së makinës nga përplasja. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të prerë makinën dhe për ta nxjerrë që aty. Shkak për aksidentin mësohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte shqiptari. Ai është dërguar në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button