Sipas raportimeve, Queen Consort Camilla ka zgjedhur stilisten “e preferuar” të princeshës së ndjerë Diana për të krijuar fustanin e saj të kurorëzimit.
Dizajneri britanik i modës Bruce Oldfield, i cili dizenjoi disa nga fustanet më të njohur të princeshës së ndjerë, ishte një “zgjedhje e dukshme” për Camilla, sipas Sun. “Camilla ka një miqësi shumë të ngushtë me Bruce-n që zgjat shumë vite”, tha një burim për median.”Ajo i beson Bruce, sepse ai me të vërtetë ka sjellë fustane për shumë raste të rëndësishme kohët e fundit për të.” Oldfield zhvilloi një miqësi të ngushtë me Queen Consort gjatë dekadave të fundit, e cila pasoi miqësinë e tij dhjetëvjeçare me Dianën. Ndërsa stilisti ende nuk ka komentuar mbi spekulimet, ai më parë i tha Daily Mail se ai “i dha Dianës magjinë e saj dhe Camilla-s besimin”.
Camilla do të kurorëzohet së bashku me Mbretin Charles në ceremoninë e kurorëzimit të familjes mbretërore këtë pranverë, e caktuar për në 6 maj. Çifti do të udhëtojnë së bashku në Westminster Abbey në Gold State Coach, do të kurorëzohen dhe do të shfaqen së bashku në ballkonin e Pallatit Buckingham, njoftoi pallati muajin e kaluar. Kurorëzimi i saj do të shënojë një shkëputje masive nga tradita për familjen mbretërore. Camilla, e cila fillimisht u refuzua si mbretëresha e ardhshme nga Mbretëresha Elizabeth, do të bëhet e divorcuara e parë e kurorëzuar.