Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTUnited merr trofeun e 6-të të Carabao Cup

United merr trofeun e 6-të të Carabao Cup

Këtë herë Marcus Rashford nuk arriti të nënshkruajë rezultatin. Megjithatë, ylli i tij ndriçoi edhe fushën e Wembley, ku Manchester United kthehet të fitojë një trofe gjashtë vjet pas herës së fundit.

Djajtë e Kuq fituan 2-0 finalen e Carabao Cup ndaj Newcastle dhe në të dy golat numri 10 bëri të tijën. I tij faulli i fituar për avantazhin e Casemiro. E po Rashford detyroi Botman të shkaktojë autogolin që mbylli ndeshjen në favor të United.

NEWCASTLE ZGJATI 30 MINUTA

Krahasuar me ndeshjen e së enjtes kundër Barcelonës, Erik Ten Hag ndryshoi vetëm korsinë e djathtë. Jashtë Wan-Bissaka dhe Sancho, për Dalot dhe Antony. Për 30 minutat e para, zgjedhja ngriti disa dyshime. Newcastle këmbëngulte në korsinë tjetër, por kur topi mbërrinte te Saint-Maximin, nuk kishte histori. Dalot nuk ishte në gjendje t’i mbante hapin e dublimi nuk funksionoi. De Gea u detyrua të bënte një pritje fenomenale për të mbajtur portën të pastër.

RIZGJIMI I UNITED

Në minutën e 31′ naiviteti i Guimaraes i kushtoi shtrenjtë bardhezinjve. Braziliani pengoi Rashford, Shaw ekzekutoi goditjen e lirë dhe shpiku një krosim për manual. Casemiro u fut mes portierit dhe mbrojtësve e me kokë kaloi United në avantazh. Kaluan gjashtë minuta dhe serviret 2-0. Sërish Rashford kombinoi me Weghorst, por anglezi e kaloi Karius falë devijimit vendimtar të Botman. Për 25-vjeçarin është një tjetër ndeshje si protagonist në vitin 2023. 12 gola për të në vitin e ri dhe mbi të gjitha në Carabao Cup statistikat flasin për pesë gola dhe dy asiste në gjashtë ndeshje.

PJESA E DYTË

Në fund të pjesës së parë, Weghorst për pak sa nuk shënoi dhe Karius i mohoi golin duke bërë një mrekulli. 2-0 në pjesën e parë është befasues për Newcastle, shumë më i rrezikshëm se United. Magpies megjithatë ishin më pak të ftohtë dhe me fat në metrat e fundit. Të rikthyer në fushë, bardhezinjtë u përpoqën ta përmbysin ndeshjen në çdo mënyrë. Por ata janë të çekuilibruar përpara dhe i japin hapësira Djajve të Kuq. Rashford është një tren, por shpesh shërbehet keq. Në kohën shtesë Ten Hag futi edhe kapitenin Maguire dhe u mbyll në gjysëmfushën e tij. Në minutën e 93′ Karius pengoi Bruno Fernandes të shënojë 3-0. Në bilbilin e trefishtë, Rashford & Co fitojnë Kupën Carabao për herë të gjashtë në histori. I fundit ishte në vitin 2016, me Mourinhon në pankinë e me Ibrën qendërsulmues.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME