Manchester City është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës FA.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mposhti sonte me shumë lehtësi skuadrën nga Championship, Burnleyn, shkruan Gazeta Express.
Erling Haaland regjistroi një tjetër paraqitje mbresëlënëse, duke kompletuar het-trik edhe në këtë përballje.
Sulmuesi norvegjez shënoi në minutat 32′, 35′ dhe 59′.
Dy gola tjerë u shënuan nga Julian Alvarez (62′, 73′), teksa një e shënoi edhe Cole Palmer (68′).
Manchester City kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.