Audrey Glover është caktuar që të jetë Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Glover pritet të mbërrijë këto ditë në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit të saj pritet të zhvillojë takime me krerët KQZ si institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, si dhe drejtues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të partive politike. ODIHR do të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit.
Audrey Glover është një veterane e proçeseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996. Për tu rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.