Rroskovec – Bashkia Rroskovec tenderon gjysëm miliardi lekë të vjetra për një urë prroi, prita dhe disa riparime në fshatin Ngjeqar, rrugët e fshatit pa asnjë investim prej mbi 20 vitesh
Afro 700 familjet e fshatit Ngjeqar të bashkisë Rroskovecit janë pagues të rregullt të taksave dhe sipas tyre, janë baza e buxhetit të kësaj bashkie, por institucioni i bashkisë nuk ka investuar sa dhe si duhet për ta, kanë pohuar banorët për ALB365.
Ata pohojnë se rrugët janë lënë në mëshirë të fatit , gropa, pa investime prej më shumë se 15 apo 20 vjetësh ku nuk shkojnë dotë nga tokat që të marrin prodhimet e tyre e ti nxjerrin në treg pa përmendur që fëmijët duhet të shkojnë në shkolla apo edhe tek amortizimi i mjeteve
Bashkia Rroskovec ka tenderuar gjysëm miliardi lekë të vjetra për ndërtimin e një ure prroi dhe prita si dhe punime të tjera në afërsi të 4 banesave të kushurinjëve të saj, por që të investojë në rrugët kryesore të fshatit nuk paska fonde, thonë banorët.
Një kushëriri i saj Luan Shabani na prezantohet, të cilin e gjetëm teksa ruante delet na pohonë se prroi del nga shtrati e përmbyt toka me grur e jonxhë por që bashkia do bëjë edhe rrugë të re që do kalojë tek banesat e tyre e do lidhet me qendrën e fshatit. Vetëvetiu llogjika të çonë se që të hapet rrugë e re do një buxhet shumë herë më të madh sesa mbushja dhe mirëmbajtja e rrugëve ekzistuese, dhe nderi duhetti bëhet familjarlve të kryebashkiakes.
Banorët e fshatit Ngjeqar tregojnë se kujtohen vetëm në kohë zgjedhjesh, premtojnë por nuk kanë kryer asnjë lloje investimi. Ata punojnë, paguajnë taksat por bashkia nuk u kthen investimet pas, në ndihmë të tyre.
Ndiqni edhe vidion
Linku i Open Data i tenderit https://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/47975