Fier – Komuniteti rom në Drizë të Fierit në protestë për mungesë infrastrukture, nuk votojmë nëse nuk investohet.
Kryeplakut Panajot Alushi i bëhet presion për vendosje gjobe.
Prej shumë vitesh afro 800 familje të komunitetit rom janë pa investime ne infrastrukturë në lagjen “Drize” njesine Administrative Qender te Bashkise Fier
Ata kane dale sot ne proteste dhe kanë pohuar se nëse nuk investohet nuk do marrin pjesë në votime
Sipas kryetarit te fshatit rom ne Fier Panajot Alushi , sot kemi vendosur te protestojme per problemin e rruges, kanalizimeve dhe mbetjeve urbane.
Ne kete lagje jetojne 2800 banore fhe 1500 vitues qe kane mbi 30 vjet qe jane te harruar nga te gjitha qeverite. Ne kerkojme te behet rruga pasi eshte bere e pamundur te levizim ne te kundert do te bojkotojme zgjedhjet . Kryetari i ketij komunitei eshte shprehur se kjo proteste zhvillohet ne fillimin e kesaj fushate elektorale per te detyruar pushtetaret te kthejne syte nga ky komunitet.
Pas protestës live në syri tv Panajot Alushit i është bërë një telefonatë dhe i është bërë presion për vendosje gjobe protestë e paligjshne, por ai nuk përmend me emër se cili ka qënë por tha nga bashkia Fier. Nëse gjoba i vendoset ai do e bëj publik emrin e personit që i bëri kërcënimin
Alushi eshte shprehur gjithashtu se ky komunitet nuk eshte i perfaqesuar as ne keshillin e ri bashkiak me nje anetar edhe pse perbejn nje komunitet te madh votuesish ne kete bashki.
Banoret e kesaj njesie kane ndare te njejtin kerkese me kryetarin e ketij fshati duke kerkuar te marre fund problematikat sociale të këtij komuniteti