Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDET11 simptoma të kolesterolit të lartë që nuk duhet t’i shpërfillni

11 simptoma të kolesterolit të lartë që nuk duhet t’i shpërfillni

Kolesteroli i lartë nuk ka simptoma specifike dhe mund të tregohet vetëm me analizë gjaku. Por, ka disa shenja që mund të ndihmojnë në zbulimin e tij.

Kjo substancë është e pranishme në yndyrnat e gjakut. Edhe pse shumë e njohin atë vetëm për efektet e tij të dëmshme në shëndet, në fakt është thelbësor për funksionimin optimal të trupit. Kolesteroli është një substancë e nevojshme për formimin e disa acideve të cilat janë përgjegjëse për tretjen e yndyrave. Nga ana tjetër, kolesteroli është i përfshirë në prodhimin e disa hormoneve dhe në shëndetin kardiovaskular.

Mëlçia është përgjegjëse për shpërndarjen e pjesës më të madhe të kolesterolit. Problemi është se, megjithëse disa organe kanë nevojë për të, akumulimi i tepërt i kolesterolit në enët e gjakut shkakton dëme të pariparueshme dhe, në fakt, mund të kthehet në një problem serioz.

Me siguri keni dëgjuar se ka disa lloje të kolesterolit dhe është e vërtetë. Ato njihen si kolesteroli “i mirë” ose “i keq” dhe i referohen kolesterolit HDL dhe LDL. I pari (i miri) përbëhet nga një lipoproteinë me densitet të lartë dhe i dyti (i keqi) është me densitet të ulët.

Të dyja kanë vlera referente që lejojnë një vlerësim të gjendjes shëndetësore të personit. Gjëja më shqetësuese është se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se e kanë kolesterolin në sasi të mëdha, pasi në përgjithësi nuk manifestohet me simptoma të forta. Nga ana tjetër, kjo çon në zhvillimin e çrregullimeve më serioze shëndetësore si arterioskleroza, hipertensioni dhe problemet me veshkat. Për shkak të kësaj, është thelbësore të njihen disa shenja.

Në fotogalerinë e mësipërme ju njohim me 11 simptomat e kolesterolit të lartë në trup.

Image


Ënjtje dhe mpirje e gjymtyrëve – Ënjtja dhe mpirja në gjymtyrë është një nga simptomat fillestare të kolesterolit të lartë. Ky reagim ndodh sepse lipidet e akumuluara parandalojnë qarkullimin optimal të gjakut, duke reduktuar rrjedhën e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në muskuj.
 

Image


Halitoza – Era e keqe e gojës është një shenjë shumë e zakonshme tek pacientët që mund të kenë probleme me kolesterolin. Duke qenë se kjo substancë sekretohet në mëlçi, grumbullimi i tepërt i saj pengon tretjen, gjë që manifestohet me thatësi dhe erë të pakëndshme në gojë.
 

Image


Ndihesh i rënduar – Lipidet e tepërta në gjak dhe mëlçi ndikojnë në metabolizëm dhe parandalojnë zhvillimin e procesit të tretjes në mënyrë normale, veçanërisht kur hahen ushqime me përmbajtje të lartë yndyre. Për këtë arsye, nivelet e larta të kolesterolit të keq (LDL) dhe kolesterolit total zakonisht çojnë në episode të vazhdueshme të rëndimit.
 

Image


Marramendja dhe dhimbja e kokës – Ndërsa kolesteroli depozitohet në arterie, qarkullimi ndikohet gjithnjë e më shumë dhe, për rrjedhojë, oksigjenimi qelizor ndërpritet. Kjo manifestohet me marramendje të vazhdueshme, humbje të ekuilibrit dhe dhimbje të fortë koke.
 

Image


Probleme me shikimin – Është e zakonshme që pacientët me nivele të larta të kolesterolit LDL të kenë irritim në sy dhe shikim të turbullt.
 

Image


Kapsllëk – Akumulimi i lipideve në arterie ndikon në procesin e tretjes. Me fjalë të tjera, duke qenë se lëvizshmëria e zorrëve zvogëlohet, mund të shfaqen episode të kapsllëkut.
 

Image


Dhimbje gjoksi – Dhimbja e gjoksit është një simptomë shumë e lehtë për t’u identifikuar. Po kështu, është pothuajse gjithmonë një arsye për konsultim të menjëhershëm mjekësor. Edhe pse ka shumë sëmundje që lidhen me të, shumica e rasteve kanë të bëjnë me efektet e kolesterolit të lartë LDL.
 

Image


Dobësi dhe lodhje – Ndjenja e dobësisë, lodhjes dhe dëshira për të fjetur në orë të pazakonta dhe shpesh, zakonisht rrjedhin nga mangësitë ushqyese, aktiviteti i tepërt fizik, sëmundjet ose nivelet e larta të kolesterolit.
 

Image


Sëmundjet e lëkurës – Te simptomat e kolesterolit të lartë mund të përfshihen edhe sëmundjet e lëkurës. Shpesh, ato manifestohen përmes njollave të kuqërremta, inflamacionit dhe një ndjesie të pakëndshme kruajtjeje që shpesh është e vështirë të kontrollohet. Një nga problemet e lëkurës që lidhen me nivelet e larta të kolesterolit është ksantomatoza eruptive. Ajo manifestohet si gunga të vogla të kuqe ose të verdha që mund të shfaqen në fytyrë, qafë, bark, gjunjë ose shpinë. Ato janë të padëmshme, por shpesh shkaktojnë acarim dhe kruajtje.
 

Image


Gurë në fshikëzën e tëmthit – Kolesteroli luan një rol të rëndësishëm në sekretimin e tëmthit, një substancë që ndihmon në tretjen e yndyrës dhe shpërbërjen e ushqimit. Por, kur është shumë i përqendruar, mund të shndërrohet në kristale të fortë që mbeten në fshikëzën e tëmthit. Për këtë arsye shfaqja e gurëve të tëmthit mund të jetë shenjë e kolesterolit të lartë. Megjithatë, duhet pasur parasysh se ka faktorë të tjerë origjine të këtij problemi.
 

Image


Problemet me ereksionin – Tek meshkujt, kolesteroli i lartë mund të ndërhyjë në funksionin normal seksual. Grumbullimi i këtyre lipideve në enët e gjakut përkeqëson qarkullimin e gjakut edhe në organet seksuale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME