Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAErdogan ndërpret intervistën live, ja si është

Erdogan ndërpret intervistën live, ja si është

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i anuloi aktivitetet e fushatës të kësaj të mërkure me këshillën e mjekëve. Kjo për shkak se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Sipas “Cumhuriyet”, vetëm pak orë pasi kishte nisur intervista e presidentit turk një ditë më parë, gazetari papritmas ndaloi komunikimin dhe kërkoi kalim në reklama.

Transmetimi më pas ndërpritet papritur, pa e shfaqur kameran Erdoganin. Pak çaste para se të ndërpritej programi, nga dikush pas kamerave u dëgjua shprehja “Oh im Zot”.

I rikthyer pas reklamave, Erdogan i kërkoi falje të pranishmëve duke shpjeguar se ditët e fundit kishin qenë shumë të lodhshme për shkak të fushatës zgjedhore dhe për më tepër vuante nga ftohja, por nuk donte ta anulonte intervistën pasi kishte dhënë premtimin e tij.

Autoritetet mohuan sot pretendimet në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të Erdoğan. Në një deklaratë, Qendra për Luftimin e Dezinformatave e Drejtorisë së Komunikimeve pranë presidencës turke përgënjeshtroi pretendimet që “presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital”.

“Pretendimet se presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital nuk janë të vërteta. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë onlajn në ceremoninë e ‘ngarkimit të parë të karburantit në centralin bërthamor Akkuyu’, e cila do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME