Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSofie Alushaj: Mungesa e politikave dhe investimeve të Rilindjes Patosin e ka...

Sofie Alushaj: Mungesa e politikave dhe investimeve të Rilindjes Patosin e ka nxjerr në shitje (fotot)

Patos – Kandidatia për kryebashkiake në Patos nga PD Sofie Alushaj ka pohuar se çdo ditë që kalon qyteti i Patosit po del në shitje pasi banesa dhe lokale kanë vendosur tabelën “Shitet”.

Kjo situatë vjen për shkak të mbylljeve të vendeve të punës në naftë, ikjes së trurit intelektual , mos investimeve, çka ka bërë që të emigrojnë për një jetë më të mirë jashtë kufijëve të vendit.

Rrugë të pa shtruara, mbetje urbane të pa larguara prej ditësh në vendet e koshave , tabela me mbishkrimet shitet shtëpia, shitet dyqani, banesa shitet, kjo është situata reale në lagjen “Naftëtari” në Patos.

Kandidatja e PD Patos për bashkinë e këtij qyteti Sofie Alushaj ka zhvilluar takim me ata pak banorë të moshuar që kanë mbetur në banesat e këtij qyteti që dikur ka qënë afro 25 mijë banorë ndërsa sot për mungesë punësimi, për mungesë infrastrukture, për mungesë investimesh, spacialistët, intelektualët të rinjtë e kanë braktisur për një jetë më të mirë në emigracion duke i lënë bosh banesat, dyqanet dhe u kanë vënë tabelat shitet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME