Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSherri me një të vrarë në Shkodër/ “Lekët ose dil nga shtëpia”

Sherri me një të vrarë në Shkodër/ “Lekët ose dil nga shtëpia”

Kanë dalë detaje të reja nga vrαsja e 51-vjeçarit Petrit Vuksani mesditën e së martës në banesën e tij në lagjen “Tom Kola” në Shkodër. Ai u qëllua nga Lekë Vuksani, qiraxhiu i viktimës. Edhe pse kanë të njëjtin mbiemër thuhet se mes të dyve nuk ka lidhje gjaku.

Viktima ishte kthyer prej pak kohësh nga jashtë vendit dhe i kishte kërkuar qiraxhiut që të paguante paratë e kohës që kishte qëndruar në të ose të largohej nga banesa. Petrit Vuksani jetonte prej vitesh jashtë në Angli dhe ishte kthyer para 1 muaji në Shkodër. Krahas parave të qirasë së disa muajve, viktima i ka kërkuar autorit dhe që t’ja lirojë banesën, por ky i fundit ka debatuar me të.

Pas konfliktit të vazhdueshëm, Lekë Vuksani është larguar nga shtëpia, duke u rikthyer me një armë zjarri. Autori i dyshuar është futur në banesë dhe e ka gjetur të vetëm qiradhënësin, duke e qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes dhe po mundohet që edhe me pamjet e kamerave të sigurisë të rindërtojë itinerarin e largimit nga banesa, për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij.

“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V”, – njofton policia. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME