Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShkon drejt përfundimit shpërndarja e materialeve zgjedhore (vidio)

Shkon drejt përfundimit shpërndarja e materialeve zgjedhore (vidio)

Në pothuajse të gjitha KZAZ-të e territorit të Shqipërisë po shkon drejt fundit shpërndarja e materialeve zgjedhore. Mjetet me materialet u shoqëruan nga forcat e policisë. Procesi deri më tani ka vijuar i qetë dhe pa probleme.

Ditën e nesërme afro 3 milionë shtetas shqiptarë do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet lokale në vend. Nga 5,212 qendra votimi do të dalin emrat e 61 kryebashkiakëve që do të qeverisin për 4 vitet e ardhshme. Kujtojmë se votimi elektronik do të kryhet vetëm në tri bashki:  Elbasan, Kamëz dhe Vorë.

30 minuta para se te shkoje ora 12 e ditës së sotme ka nisur shperndarja e materialeve zgjedhore nga te gjitha KZAZ, 3 në bashkinë Fier dhe nga nje KZAZ ne Patos, Roskovec dhe Mallakaster.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME