Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËGjykata lë në burg kandidatin për kryebashkiak. Do votohet duke qenë në...

Gjykata lë në burg kandidatin për kryebashkiak. Do votohet duke qenë në qeli!

Nuk ka liri për Fredi Bejlerin. Trupa gjykuese në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës. U vendos gjithashtu që dosja e e tij kalon në SPAK.

Ditën e dielë votimet në Himarë do të mbahen normalisht, porse njeri kandidat ndodhet në burg.

Kandidati u ndalua mbrëmjen e së enjtes nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim. Beleri u dërgua në Gjykatën e Shkallës të Parë në Vlorë dhe çështja e tij gjykohet nga gjyqtarja Dorina  Stroka. Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë personi tjetër ndodhet në spital në Tiranë në gjendje të rëndë.

Sot, nuk pritet të merret vendim për personin tjetër të arrestuar bashkë me Belerin, Pano Kokoveshin, pasi ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është transferuar në QSUT.

Kokoveshi dyshohet se vuan nga diabeti dhe ka kryer edhe një bypass në zemër.

Në seancën e sotme ishte dhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë.

Greqia ka reaguar ashpër për këtë ndalim të kandidatit me nënshtetsi edhe greke.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis reagoi nga ishulli i Lesbos ku po bën fushatë për zgjedhjet parlamentare greke lidhur me arrestimin në Shqipëri të kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar nga prokuroria për blerje votash.

“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme të ndodhur në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë së Himarës dhe anëtari i minoritetit kombëtar grek, Fredi Beleri”, deklaroi zoti Mitsotakis.

“Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, shtoi kryeministri grek.

Ishte kryeministri Rama që më parë se ai të arrestohej e sulmoi Fredi Bejlerin personalisht. Me pas e ndaloi policia, prokurori e arrestoi, kurse gjykata e lë në burg.

Në fakt Athina zyrtare nëse nuk do të ishte çështja e detit në mes e ku pala shqiptare duket se po ia fal gjithë atë det shqiptar, qeveria greke do të kishte bërë namin në BE për këtë arrestim. Por ka mundësi që Fredi Bejleri të jetë “kurbani” mes Ramës dhe Mitsotakis!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME