Bayerni hedh një hap drejt titullit kampion në Bundesligë, pasi sot ka shkatërruar në shifrat 5-0 Schalken. Ishte një ndeshje e thjeshtë për ekipin e Tuchel, që e zgjidhi thuajse që në pjesën e parë. Muller zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të, ndërkohë që Kimmich do e dyfishonte 8 minuta më pas.
Në pjesën e dytë Serge Gnabry shpërtheu me një dopietë personale, ndërkohë që talenti Mathys Tel do të shënonte golin e pestë në këtë duel të thjeshtë për skuadrën bavareze. Mazraoui në kohën shtesë realizoi golin e parë në Bundesligë në karrierën e tij.
Bayerni ruan kreun e renditjes me 68 pikë, 4 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë, teksa verdhezinjtë luajnë në orën 18:30 përballë Monchegladbach