Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBayerni luan tenis ndaj Schalkes dhe blindon kreun e Bundesligës

Bayerni luan tenis ndaj Schalkes dhe blindon kreun e Bundesligës

Bayerni hedh një hap drejt titullit kampion në Bundesligë, pasi sot ka shkatërruar në shifrat 5-0 Schalken. Ishte një ndeshje e thjeshtë për ekipin e Tuchel, që e zgjidhi thuajse që në pjesën e parë. Muller zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të, ndërkohë që Kimmich do e dyfishonte 8 minuta më pas.

Në pjesën e dytë Serge Gnabry shpërtheu me një dopietë personale, ndërkohë që talenti Mathys Tel do të shënonte golin e pestë në këtë duel të thjeshtë për skuadrën bavareze. Mazraoui në kohën shtesë realizoi golin e parë në Bundesligë në karrierën e tij.

Bayerni ruan kreun e renditjes me 68 pikë, 4 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë, teksa verdhezinjtë luajnë në orën 18:30 përballë Monchegladbach

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME