Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPS “bllok” PD-së në Qarkun Fier, i merr të gjitha bashkitë

PS “bllok” PD-së në Qarkun Fier, i merr të gjitha bashkitë

Edhe në Bashkinë e Fierit është mbyllur numërimi ku kandidati socialist Armando Subashi ka shpallur fitoren.

Armando Subashi merr 69.41% të votave, ndërkohë që ka një tjetër rezultat shumë interesant. Kur janë numëruar 218 nga 224 qendra votimi rreth 30% e votave ndahen mes dy kandidatëve të së djathtës, me kandidatin e Berishës, Evdar Kodheli që merr 19.35% të votave dhe që lë mbrapa kandidaten e Alibeajt, Eriselda Çelaj me 10.94% të votave.

Ndërkohë në Lushnje procesi i numërimit ka përfunduar. Sipas rezultateve kandidatja e PS, Eriselda Sefa merr fitoren me 62.64% të votave. Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Eduart Sharka 37.36%.

Gjithashtu edhe në Bashkinë Roskovec ka përfunduar numërimi. Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi merr fitoren me 52.52% përkundrejt 47.48% të votave të rivalit të saj të Bashkë Fitojmë Erdit Hazizaj.

Në Mallakastër, e cila mendohet se do të ishte një bashki me rivalitet, ka përfunduar dhe janë numëruar 50 nga 50 kuti. Kandidati i PS Qerim Ismailaj ka fituar dhe 48.4% të votave përkundrejt 45.9% të rivalit kryesor Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike. Ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha-Meta Resmi Shanaj merr vetëm 5.7%.

Bashkia Divjakë gjithashtu përfshihet në hartën e PS. Josif Gorra i PS kryeson me 57.8% të votave përballë Aurela Malkos të Bashkë Fitojmë me 42.2%.

PO ashtu në Bashkinë Patos ka përfunduar procesi dhe fiton Fation Duro i PS me 69.97%, ndërkohë që Sofije Alushaj i ‘Bashkë Fitojmë’ është e dyta me vetëm 23.50%. Ndërsa kandidatja e PD Pranvera Rizaj vetëm 6.53%.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME